I NGACMOI TË FEJUARËN! Darment Keli merret i pandehur për ngjarjen e rëndë ndaj Amarildo Hoxhallarit

Darment Keli është marrë i pandehur për akuzën “vrasje me dashje”, pasi goditi për vdekje me thikë Amarildo Hoxhallarin. Ngjarja ndodhi në gusht 2024 pas një konflikti që nisi nga një ngacmim ndaj së fejuarës së autorit.

Darment Keli, njeriu që vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin është marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës, për akuzën “Vrasjes me dashje”.

Prokurorisë i janë dashur 8 muaj hetime për të provuar se autor i këtij krimi të rëndë është, Darment Keli.

Shkak i kryerjes së krimit është bërë një ngacmim që Amarildo Hoxhallarit, në muajin Gusht 2024 të fejuarës së Darment Kelit, shtetases Jonida H., e cila kishte dalë nga shtëpia për të takuar një shoqen e saj.

Gjatë marjes në pyetje ai rrëfyer të gjithë ngjarjen, që nga ngacmimi I së fejuarës, e deri tek konflikti fizik që përfundoi me prëdorimin e armëve të ftohta e vdekjen e Hoxhallarit.

Sipas tij, ai kishte vënë re ngacmimin e Jonidës që nga ballkoni I shtëpisë, e prej aty u kishte thërritur. Por pasi ishin larguar me motor, viktima i shoqëruar me një person tjetër ishin kthyer sërish në drejtim të banesës së Darment Keli.

Në këtë moment ky I fundit ka deklaruar se ka marrë nga shtëçia një thikë dhe ka zbritur për t’u përballur me dy personat.

Ai thotë se thikën nuk e kishte marrë me qëllim kryerjen e vrasjes, por për të përdorur për vrtëmbrojtje nëse do të ishte e nevojshme, pasi ai ishte I vetëm dhe përballë kishte dy persona.

Pasi është përballur me ta, Darment Keli, thotë se njëri prej tyre e goditi me grusht dhe në këtë moment ai ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur këtë person me thikë në pjesën e krahut të tij të majtë 2 herë si dhe 1 herë në pjesën e barkut.

Pas këtij momenti dy personat janë larguar me motor për në drejtim të rrugës kryesore, e pak minuta më pas Amarildo Hoxhallari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Viktima është kushëri i Aurel Hoxhallarit, një personazh i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë.