Fati tragjik i Ilaria Sulës, Gjykatësi: I dashuri i saj kriminel nuk kishte skrupuj, iu përgjigj mesazhit të babait të vajzës

Në gjykatë u zbardhën detaje të reja mbi vrasjen macabre të 22 vjeçares shqiptare Ilaria Sula. Pasi e qëlloi me tre goditje thike dhe i fshehu trupin, i dashuri i saj u ul te hante piadino me një shoqe të viktimës. Në tryezë foli për çështje banale, ndërsa nuk nguronte ti përgjigjej mesazheve të babait që sapo i kishte vravrë vajzën

“Pasi e kishte vrarë brutalisht dhe ishte çliruar nga trupi i pajetë” i Ilaria Sulës, Mark Antony Samson shkoi të “hante një piadinë” me një shoqe të viktimës, me të cilën “foli për problemet që kishte me të dashurën”.

Kjo lexohet në vendimin e masës së sigurisë të lëshuar nga gjyqtari hetues i Romës. Me shoqen e studentes 22-vjeçare ai foli për “çështje sipërfaqësore dhe banale, si ditëlindja e të dashurit të shoqes apo kroasantët e blerë”.

Dhe më tej, shkruan gjykatësi, ai nuk pati “asnjë skrupull për t’i dërguar babait të vajzës, megjithëse e dinte se e kishte vrarë vetë, mesazhe që gjoja vinin nga e bija”.

Detajet e zbuluara në gjykatë e bëjnë edhe më tragjike vrasjen e 22-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila ishte studente ekselente në La Sapienza.

Madje tashmë edhe nëna e tij është nën hetim të prokurorisë për bashkëpunim në krim.

“E ndihmova për të fshirë gjurmët e gjakut” ka thënë ndër të tjera gruaja e cila nuk tregoi që në fillim për ngjarjen.

Ndërkaq i riu ka pranuar se e ka qëlluar me tre thika, ndërsa vajza i kishte shkuar në banesë për ti kthyer disa rroba.

22 vjeçarja u përcoll me nderime mesditën e së hënës.

Mes lotëve dhe dhimbjes nëna dhe babai kërkuan drejtësi

“Duhet të kalbet në burg. I thamë lamtumirën për herë të fundit vajzës sime Ilaria e cila tani është në parajsë –tha babai i saj. "Një vajzë e artë, fjalët janë pak. Të gjithë ata që erdhën flasin", përsëriti vëllai i Ilarisë, Leoni, 19 vjeç.