Aplikacion për gjetjen e një pune! Henri Xhakolli dhe Amelia Zhuleku krijojnë platformën që lidh kërkuesit e punës me bizneset

Henri Xhakolli dhe Amelia Zhuleku kanë krijuar një web aplikacion që ofron mundësi efikase për individët që kërkojnë punë. Ky aplikacion mundëson krijimin e një CV-je online dhe aplikimin për pozita të punës, duke u bazuar në trendet dhe të dhënat e pagave në treg. Pjesë e veçantë e platformës është mundësia për bizneset që të regjistrohen dhe shpallin pozicionet vakante, duke mundësuar një lidhje direkte mes kërkuesve të punës dhe punëdhënësve.

Ky është projekti i Henri Xhakollit dhe Amelia ZHuleku të cilët kanë krijuar një “web aplikacion” që ka për qëllim të ndihmojë individët të gjejnë mundësi pune në bazë të të dhënave që ata ofrojnë.

Ky aplikacion, mundëson që çdo person të krijojë një CV online dhe të aplikojë për pozita të punës, duke u bazuar në trendet dhe të dhënat e pagave në treg.

Përveç mundësisë për të krijuar një CV, aplikacioni ka një funksion të veçantë ku çdo biznes mund të regjistrohet dhe të shpallë vendet vakante për punë.

Me këtë aplikacion, të rinjtë  ka sjellë një zgjidhje për t'iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës dhe për të ndihmuar çdo individ të realizojë potencialin e tij profesional.

Për to  ky projekt është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar mundësitë e punësimit dhe për t'u siguruar që individët të kenë mundësi reale për të ndërtuar karrierën e tyre.