PROJEKTI I MULLIRIT! Nxënësit e shkollës “Golaj” sjellin bujtinën dhe një mulli që prodhon energji elektrike
Nxënësit e Shkollës Golaj në Has kanë realizuar një projekt të veçantë, duke krijuar një bujtinë që përfshin edhe një mullir me aftësinë të prodhojë energji elektrike. Ky projekt, i bazuar në teknologji, ofron një zgjidhje për mungesën e stafit në bizneset lokale dhe ka potencialin të përmirësojë infrastrukturën dhe mundësitë e punësimit në rajon.
Për t’i ardhur në ndihmë komunitetit dhe biznesmenëve lokalë, nxënësit e Shkollës Golaj në Has kanë projektuar një bujtinë, pjesë e së cilës do të jetë edhe një mulli me erë për prodhimin e energjisë elektrike.
Ky projekt i realizuar me teknologjinë ka ardhur si një mundësi për të ofruar një zgjidhje ndaj mungesës së stafit në bizneset lokale.
Për nxënësit, ky projekt është më shumë se një eksperiencë … është një mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e komunitetit të tyre.
Mesazhi i tyre është i qartë ndryshimi është i mundur përmes edukimit dhe përdorimit të teknologjisë për të përmirësuar kushtet e jetesës

