Përballë tarifave të Trump/ Nunaj: Kemi të bëjmë me një politikë të re e cila mbron tregun

Për të komentuar tarifën e vendosur nga Trump dhe a do të ketë ndonjë lloj ndikimi në marrëdhënien tregtare Shqipëri-SHBA, e ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj.

" Së pari do themi që tarifat e reja që ka vendosur presidenti Trump është një politikë e re tarifore. Zakonisht klasifikohen tek politikat proteksioniste, që do të thotë që mbron tregun.

Ndërkohë që deri tashmë kishim politika liberale, me këtë rast kemi një tarifë ose një politikë totalisht të ndryshme.

Pra, në qoftë se politikat liberale i ulnin tarifat, në këtë rast politikat proteksionite që mbrojnë produktet brenda saj, i shtrëngojnë ose i rrisin këto tarifa. 

Kjo është ajo që quhet politikë proteksioniste dhe tashmë jemi në këtë lloj realiteti", u shpreh Nunaj.