E rëndë në Durrës/ Ndërron jetë këmbësori, shkak një 16-vjeçar
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fllakë të Durrësit pak çaste më parë.
Bëhet me dije se një 16-vjeçar teksa drejtonte një automjet tip Volkswagen në aksin rrugor Fllakë-Bisht Kamëz ka përplasur një këmbësor që raportohet se ka humbur jetën në vendin e aksidentit.
Ndërkohë drejtuesi 16-vjeçar i mjetit nuk ka dëmtime shëndetësore.
Sakaq në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po kryen veprimet procedurale dhe ka kontrolluar në kanalin buzë rrugës nëse ka edhe të dëmtuar të tjerë nga ky aksident.
Durrës/Informacon paraprak
Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit.
