Milani pëson dy gola nga Fiorentina brenda 10 minutave të para, Abraham rihap ndeshjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2025, 21:47
Start ‘horror’ për Milanin në ndeshjen e ‘San Siros’ përballë Fiorentinës. Kuqezintë pësojnë dy gola brenda 10 minutave të para, duke e bërë shumë më të vështirë marrjen e një rezultari pozitiv në këtë ndeshje.
Në minutën e shtatë, mbrojtësi Thiaw devijon në portën e tij, duke zhbllokuar rezultatin në favor të miqve , e vetëm tri minuta më vonë Moise Kean, i shërbyer nga Dodo, realizon të dytin.
Milani arrin të reagojë me gol vetëm në minutën e 23-të, me Abraham që rihap ndeshjen.
