Trajneri i Barcelonës, Flick kërkon sulmuesin e talentuar të Real Madrid
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka shprehur interes të madh për sulmuesin e Real Madridit, Endrick, duke e parë atë si një pasardhës të mundshëm të Robert Lewandowskit.
Endrick iu bashkua Real Madridit gjatë verës së kaluar dhe, pavarësisht konkurrencës nga emra si Rodrygo, Mbappé dhe Vinicius, ai ka dhënë një kontribut të dukshëm për ‘Galaktikët’.
Në këtë sezon, sulmuesi 18-vjeçari ka shënuar shtatë gola në 562 minuta lojë, gjë që tregon potencialin e tij të madh.
Flick ka shprehur se e sheh Endrickun si një mundësi të shkëlqyer për të pasuar Lewandowskin.
Megjithatë, Real Madrid nuk ka ndërmend të lejojë largimin e sulmuesit brazilian.
Burime brenda klubit kanë konfirmuar se Endrick shihet si një pjesë thelbësore e projektit afatgjatë të ‘Los Blancos’ dhe nuk do të lejohet të largohet nga klubi.
