Tension pas përfundimit të ndeshjes Flamurtari-Besa, tifozët mësyjnë në fushë

Flamurtari nuk arrin të sigurojë ngjitjen në Superligë teksa ka humbur 0-2 në Vlorë përballë Besës, duke sjellë edhe reagimin e tifozerisë pas ndeshjes.

Tension dhe nervozizëm në Vlorë pas përfundimit të ndeshjes Flamurtari-Besa 0-2 në stadiumin Flamurtari të Vlorës.

Ndërkohë që pritej festa për ngjitjen në Superligë, por humbja ka shtyrë gjithçka.

Ç’ka ka sjellë edhe reagimin e tifozerisë vlonjate. Pas ndeshjes trajneri i Flamurtarit Artim Pollozhani theksoi se janë edhe dy finale dhe nuk ka mbaruar asgjë pasi vlonjatët kanë një pikë përpara dhe do tentoj ngjitjen në Superligë.