Policia shoqëron Kreun e Ballit Kombëtar, Noka: Narkopolicia e Edi Ramës dhunon kryetarin e partisë opozitare (VIDEO)
Narkopolicia e Edi Ramës ka filluar ushtrimin e dhunës dhe terrorit ndaj drejtuesve të partive opozitare, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.
Nga një video e mbërritur në redaksinë e Ora News, ku dallohet se si Adriatik Alimadhi, Kryetar i Ballit Kombëtar është shoqëruar në ambientet e një lokali në Tiranë në orën 21:00 mbrëmjen e sotme.
Pamjet tregojnë veprimet ndaj tij nga më shumë se dy efektivë të narkopolicisë, të cilët dukshëm e tërheqin nga ambientet e brendshme të lokalit, drejt makinës së policisë.
Noka: Skandal policor. Dhunë dhe rrëmbim live! Personi në video që tërhiqet forcërisht nga Policia e Shtetit është Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar. Z. Alimadhi ndodhej në kafenenë e vëllait të tij kur kërkoi të mësonte nga policia arsyen e hyrjes dhunshëm e kërcënueshëm në një ambient privat, e mbi të gjitha pa mandat. Horrave të rekrutuar nga rruga nuk u pëlqen mirësjellja dhe edukata. Ata njohin vetëm gjuhën e rrugëve si mjet imponimi.
Diskretitimi që i bëjnë uniformës së shtetit shqiptar këta banditë rëndon në xhepat e taksapaguesëve. Hiqini kapelet! Nuk meritoni respeskt.