“Humbi 38 Kg për 6 muaj, pa palestër” - Influencerja e famshme Nensi Kola zbulon për herë të parë sekretin

E ftuar në emisionin “Glamour Zone” me Ester Bylykun, influencerja Nensi Kola ka treguar për herë të parë sekretin pas humbjes së 38 kilogramëve brenda 6 muajve, pa ndihmën e palestrës.

Një pjesë nga intervista:

Ester Bylyku: Ajo që më ka bërë shumë përshtypje ka qenë pjesa që ti ke humbur 45 kg. Për sa e arrite.

Nensi Kola: 38kg I kam arritur ti heq për 6 muaj. Duhet të heqësh dorë nga shumë gjëra. E para duhet të heqësh dorë nga kënaqësitë e tua ushqimore. Unë jam një pasionante e ushqimit, e ëmbëlsirave dhe unë duhet të hiqja dorë nga to. Unë I adhuroj të ëmblat. Fillova pak aktivitet fizik. E shikoja dhe veten që në anën shëndetësore nuk isha dhe aq mire pasi gjunjët më dhimbnin, kisha ato problematikat e peshës, mbipeshës. Fillova pak aktivitet fizik në kushte shtëpie. Humba ato 48 kile.