Babai i saj i dha fund jetës, moderatorja rrëqeth me dedikimin

Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën kur u mësua se një polic kreu vetëvrasje në mes të Prishtinës.

Siç ju raportuam pak më parë, viktima mësohet se është Alban Tolaj, babai i moderatores dhe këngëtares së njohur, Elsa Tolaj.

Kjo e fundit ka reaguar nëpërmjet një postimi të bërë në Instagram nëlidhje me ngjarjen që i theu zemrën.

“Dashnia jem, Allahu të shpërbleft me xhennet, e na do të takohemi prap”, shkroi moderatorja përbri fotos së vjetër ku shfaqet ajo krah për krah me babanë e saj.

“Babush, shpirti jem, dashnija jeme e pare dhe ma e madhe… Allahu qofte i meshirshem me ty dhe te shperblefte me Xhenet, aty ku s’ka me dhimbje as mërzi, veç paqe e lumturi. Inshallah nje dite takohemi prape, aty ku dashnia nuk ka fund. Te don cika jote e vogel perjetësisht, babush. Nuk je fizikisht ketu, por ne zemrën time je çdo sekonde. Pusho i qete, shpirti jem…”, ka shkruar vajza e policit të ndjerë.

Zyrtari policor u gjet i vrarë në banesën e tij në Prishtinë ditën e sotme. Aktualisht është e paqartë nëse 47-vjeçari kreu vetëvrasje apo u vra aksidentalisht.

Sakaq thuhet se hetimet mbi ngjarjen vijojnë.