“MIRËNJOHËS DHE I NDERUAR!” Tom Cruise i bën homazh emocionues “rivalit” Val Kilmer

Tom Cruise i bëri homazh emocionues Val Kilmer-it, duke e përkujtuar si aktor të jashtëzakonshëm dhe mik të veçantë pas ndarjes së tij nga jeta në moshën 65-vjeçare.

Tom Cruise i bëri homazh kolegut Val Kilmer, me të cilin ka luajtur në filmin Top Gun, duke e përkujtuar në një moment emocionues aktorin që u nda nga jeta këtë javë në moshën 65-vjecare.

Gjate ceremonisë në teatrin “The Colosseum”, Cruise udhëhoqi një moment heshtjeje, duke kërkuar nga publiku të nderonte mikun e tij

“Nuk mund t’ju them se sa shumë e admiroja punën e tij, sa shumë e mendoja atë si njeri dhe sa mirënjohës dhe i nderuar isha kur u bashkua kastit të filmit”, tha Cruise, duke e cilësuar Kilmer një aktor të jashtëzakonshëm dhe një njeri të veçantë.

 Ai pranoi se ishte emocionuar deri ne lot nga perfomaca e tij gjate xhirimeve te Top Gun.

 Val Kilmer i cili luajti rivalin e Cruise, Ice Man, në filmin e njohur të vitit 1986, Top Gun, dhe më vonë u rikthye për të luajtur në vazhdimin e vitit 2022, Top Gun: Maverick, i cili shënoi rolin e tij të fundit në ekran.

Në skenën e tij të fundit në Top Gun: Maverick, personazhi i Kilmer, Iceman, komunikon me Maverick të Cruise përmes një ekrani, duke bërë një ndërveprim emocionues që i dha fund një marrëdhënieje të gjatë miqësore në ekran.

Cruise, duke i drejtuar fjalët e tij në një audiencë të mbushur me pronarë kinemash dhe profesionistë të industrisë, tha: "Faleminderit, Val – të uroj paqe në udhëtimin tënd të ardhshëm."

Sipas familjes së  Val Kilmer, aktori vdiq pas një sëmundjeje të rëndë.