“Kam qenë i varur nga droga dhe s*ksi!”- Aktori i njohur mohon akuzat për pë*dhunim dhe abuzim
Komediani dhe aktori Russell Brand, ka reaguar publikisht pasi u akuzua për përdhunim dhe abuzim seksual, duke thënë se ai kurrë nuk ka qenë përdhunues.
“Unë isha budalla para se të njihja dritën e Zotit. Isha një i varur nga droga, një i varur nga seksi dhe një idiot, por kurrë nuk jam angazhuar në një veprim jo konsensual”, tha ai.
Këto deklarata vijnë pas akuzave që u ngritën zyrtarisht ndaj tij nga Policia Metropolitane e Londrës. Bradt, i cili tani jeton në Florida, akuzohet për gjithsej pesë vepra penale në lidhje me katër gra të ndryshme, për incidente që dyshohet se kanë ndodhur midis viteve 1999 dhe 2005.
Sipas aktakuzës, Brad akuzohet për një përdhunim që dyshohet se ka ndodhur në zonën e Bournemouth në vitin 1999, seks të detyruar oral dhe sulm seksual në 2004 në Ëestminster, si dhe për sulm seksual në 2001, dhe një sulm tjetër seksual midis 2004 dhe 2005, gjithashtu në Ëestminster. B
Akuzat pasojnë një hetim gazetaresk nga The Sunday Times dhe The Times dhe programi i Channel 4 Dispatches, i transmetuar në shtator 2023, i cili përfshinte akuza për përdhunim, sulm seksual dhe abuzim psikologjik.
Në videon e postuar nga Russell Brand, ai pohoi gjithashtu se ligji po përdoret si një mjet për të frikësuar ata që nuk e tolerojnë korrupsionin.
“Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj ,” tha ai. “Shfaqja jonë do të vazhdojë në Rumble të hënën, faleminderit për mbështetjen, dhe sigurisht, tani do të kem mundësinë të mbrohem në gjykatë dhe jam jashtëzakonisht mirënjohës për këtë” shtoi ai.
Një grua pretendon se Russell Brand e përdhunoi pa prezervativ në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, ndërsa ai u përpoq ta pengonte të largohej. Menjëherë pas përdhunimit, ajo vetë shkoi në spital, gjë të cilën Times e konfirmoi përmes të dhënave mjekësore.
Një grua e dytë, në Mbretërinë e Bashkuar, pretendon se komediani e ka abuzuar seksualisht me të kur ajo ishte 16 vjeçe dhe ende nxënëse.
Një grua tjetër pretendon se Brad e ka sulmuar seksualisht teksa punonte me të në Los Anxhelos. Ajo pretendon se i kërkoi në mënyrë të përsëritur që ta linte të ikte. Ajo gjithashtu dëshmoi se ai gjithashtu e kërcënoi me veprime ligjore nëse ua tregonte të tjerëve.
Gruaja e katërt pretendon se ai ka abuzuar seksualisht me të në MB dhe se ka qenë fizikisht dhe emocionalisht abuzues ndaj saj.
