VIDEO/ Vjen në skenë shfaqja “Pylli i mistershëm!” Regjisorja: Detyrat e shkollës bëhen në pyll. Aktori: Tek Eravi gjeta veten
“Pylli i mistershëm!” është premiera më e re magjike që vjen në skenë, një shfaqe e mbushur me ngjyra, buzëqeshje dhe emocione që synojnë të prekin zemrat e të gjithë fëmijëve.
Regjisorja Dajana Nenaj dhe aktori Endriu Hysi në studion e lajmeve të “Ora News” treguan më shumë mbi këtë produksion të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
“Vepra është interesante dhe e shkruar nga unë, ku Endriu është aktori kryesor dhe luan rolin e Eravit.
Është një tregim mbi përditshmërinë e fëmijëve që ata hasin në shkollë, detyrat që iu ngarkohen nga mësuesit dhe të them të vërtetën është pak e vështirë edhe për vetë prindërit pasi momenti i i shkrimit për të bërë detyrat është një ndër gjërat më të vështira që ata hasin.
Prindërit shumë herë dorëzohen, o i japin telefonin ose i japin ChatGDP për të bërë detyrat. Nisur nga kjo unë kam shkruar këtë vepër ku lajtmotivi është që djali arrin t’i bëjë detyrat përmes përqendrimit të tij dhe realizimit të detyrave të tij deri në fund.
Ka disa personazhe që janë kafshë që gjenden në pyll, pasi djali arrin që në pyll t’i bëjë detyrat e tij, miqësohet me kafshët dhe së bashku arrijnë ta bëjnë misionin e tyre realitet”, u shpreh regjisorja Dajana Nenaj.
“Dembelizmi është ajo çfarë e karakterizon këtë personazh dhe përmes këtij unë e gjeta veten tek ky personazh, pasi edhe në fëmijëri kam qenë vetë i tillë”, tha ndër të tjera aktori Endriu Hysi.
PYLLI I MISTERSHËM!

Eravi është një djalë pak i përkëdhelur dhe është mësuar që mos ti dalë zot gjërave të veta, sidomos në shkolle.
Kur atij i caktojnë një detyrë për të shkruar një hartim për në shkollë, ai kërkon ndihmën e mamit, mirëpo nuk i pëlqen asnjë ide që ajo i jep.
Duke u përpjekur për ta gjetur vetë idenë, lodhet dhe e zë gjumi. Papritur, kur zgjohet nga gjumi ai e gjen veten në një pyll, i rrethuar nga kafshët të cilat duan ta ndihmojnë atë për të shkruar hartimin e tij.
Por një magjistare nuk i lë rehat pasi kërkon që Eravi bashkë me kafshët të shkruajnë vetëm për të.
A do të arrijë Eravi bashkë me kafshët të shpëtojë nga magjistarja e pyllit?!
Kjo është një aventurë e jashtëzakonshme e cila pa diskutim ka një fund të lumtur për personazhet dhe një mesazh shumë të bukur për fëmijët.
NDIQNI BISEDËN E PLOTË NË “ORA NEËS” ME REGJISOREN DAJANA NENAJ DHE AKTORIN ENDRIU HYSI


