Situata e mbetjeve në Elbasan/ Opozita kërkon shpalljen e emergjencës, mbledhja e Këshillit Bashkiak nuk mbahet!

Mbledhja e këshillit Bashkiak të Elbasanit u kthye në kaos ku opozita braktisi sallën. Këshilltarët e opozitës kishin kërkuar shpalljen e emergjencës mjedisore.

Këshilltarët deklaruan për median se pavarësisht se situata është serioze dhe qarku gjendet në emergjencë mjedisore autoritet heshtin për efekt fushate, duke dashur të mos prishin imazhin.

Ndërkohe Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim ndaj kompanisë Eco Elb për veprat penale “Shkatërrim i Pronës me zjarr” dhe “Ndotje e ajrit” ku i referohet zjarrit që përfshiu landfillin në korrik të vitit 2023.

Prokurori Xhiljan Seferi gjithashtu ka zgjeruar hetimin duke përfshirë edhe elementë të shpërdorimit të detyrës nga ana e kompanisë.

Për këtë arsye më 6 mars të këtij viti autoritetet ligjzbatuese zbarkuan te inceneratori i Elbasanit ku mësohet se kanë sekuestruar dokumente dhe morën në pyetje disa persona mes tyre edhe administratorin e shoqërisë Eco-Elb, Leli Kaja.