Mishi me salmonelë/ Vuksani: Kontejneri ka pasur 4 lote, por është analizuar vetëm një

Ekspertja e sigurisë ushqimore, Ana Vuksani e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se kontejneri ka pasur 4 lote të ndryshme me mishin me salmonelë, por është analizuar vetëm njëra prej tyre

Vuksani: Ky kontenjer ka pasur në fakt 4 lote të ndryshme dhe është analizuar vetëm një prej tyre.

Pasi ky lot doli me salmonelë që normalisht duhej të ishin analizuar në një ngarkesë duhej të ishin marrë të gjitha lotet pasi u identifikua që ka prani të salmonelës dhe duhet thënë që kjo është një nga dy salmonelat më të rrezikshme dhe jemi njoftuar nga institucionet që tre ngarkesat e tjera po i nënshtrohen procesit analitik.

Çedojnë shumë gjëra që nga momenti i marrjes së mostrës deri tek inspektimi.

Dy janë momentet kryesore në fillim.

Mungesa e transparencës nga institucionet që kur nuk ka transparencë ka diçka për të fshehur.

Shteti shqiptar nuk ka ambiente frigoriferike në pikën kufitare në Durrës për të kryer marrjen e mostrës.