Do të drejtojë l*ftanijen "USS Pearl Harbor"/ E ngarkuara me punë e SHBA-së mirëpret komandantin Alban Dervishi: Ta bëjmë Amerikën më të fortë

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka mirëpritur këtë të premte në ambasadë, Komandantin Alban Dervishi, i cili pritet të marrë në komandë luftanijen amerikane USS Pearl Harbor.

Në një postim në rrjete sociale, Ambasada njofton se VanHorn dhe Dervishi gjithashtu kanë diskutuar rëndësinë e partneritetit mes dy vendeve “për ta bërë Amerikën më të fortë”.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn mirëpriti Komandantin Alban Dervishi në ambasadë për ta uruar për marrjen e komandës së USS Pearl Harbor këtë qershor dhe për të diskutuar rëndësinë e partneriteteve tona të mbrojtjes për ta bërë Amerikën më të fortë. Si pjesë e vizitës së tij, Komandant Dervishi, i shoqëruar nga personeli i Zyrës së Bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes, u takua edhe me Nënadmiral Adnand Agastra në Komandën e Forcës Detare ku pati mundësinë të merrte pjesë në disa nga aktivitetet atje”, thuhet në njoftimin e ambasadës.