15.000 kg mish pule me salmonelë/ Prokuroria nis hetimin për skandalin, merr në referim AKU-në
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2025, 14:18
Prokuroria e Tiranës ka marrë referimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), për skandalin e salmonelës të pulës të importuara nga Brazili dhe që u ndaluan në Portin e Durrësit.
Burime zyrtare konfirmuan se për të hetuar këtë skandal, me short është caktuar prokurori Platin Aliçka.
Ky i fundit pritet që brenda 15 ditësh, të regjistrojë procedimin penal. Organi hetues tregohet i rezervuar mbi emrin e kompanisë që futi këto produkte në vendin tonë.
