Apeli i GJKKO-së lë në fuqi vendimin: Arben Meskuti i “Mikrokredive” do të vazhdojë të rrijë në qeli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2025, 13:31
Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi vendimin e shkallës së parë për Arben Meskutin, i arrestuar lidhur me dosjen e “Mikrokredive”, duke e lënë këtë të fundit në qeli.
Procedimi penal për skemën e mashtrimit me mikrokreditë nisi në shkurt të vitit 2020 nga prokuroria e Tiranës, pas një kallëzimi që u bë nga Ministria e Drejtësisë, ku organi i akuzës zbuloi se 5 shoqëritë Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro.
Në dhjetor të vitit të kaluar, prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën për dosjen e mikrokredive duke e referuar atë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.