UEFA nis hetimet ndaj Mbappé, Vinicius, Rudiger dhe Ceballos për 'sjellje të pahijshme'
Katër lojtarë të Real Madridit, përfshirë Kylian Mbappé dhe Vinícius Júnior, po hetohen për 'sjellje të pahijshme' gjatë ndeshjes së Champions League midis Atlético Madrid dhe Real Madrid.
UEFA njoftoi të enjten se kishte caktuar një inspektor disiplinor për të shqyrtuar akuzat e paspecifikuara gjatë ndeshjes së raundit të 16-të më 12 mars. Rasti përfshin gjithashtu ish-mbrojtësin Antonio Rudiger dhe mesfushorin Dani Ceballos.
Nën lupën e UEFA-s do të vinte një gjest i Rudigerit, fajtor se kishte vendosur duart në qafë dhe atë të Mbappes, i cili do t'i kishte prekur organet gjenitale.
Së fundi, Vinicius akuzohet se është përplasur me turmën vendase para dhe pas ndeshjes në Metropolitano, e cila pa bardhekuqtë të fitonin në minutën e 120-të, por u eliminuan nga gara pas goditjeve të penalltive (me shumë polemika mbi penalltinë e anuluar për Julian Alvarez).
Tani do të jetë në dorën e inspektorit të mbledhë prova për incidentin: akuza është se ka shkelur Rregulloren Disiplinore të UEFA-s. Synimi i Blancos tani është të paraqesë argumente bindëse për të shmangur sanksionet. Ancelotti rrezikon të përballet me Arsenalin në çerekfinalet e Champions League pa Mbappé, Vinicius dhe Rudiger, tre lojtarë kyç në njëmbëdhjetëshen e parë.
Duke parë precedentët, ndërmend mend vjen ajo që ndodhi në 2019-ën në ndeshjen Juventus-Atletico Madrid me protagonist Cristiano Ronaldo: për portugezin vetëm një gjobë prej 20 mijë eurosh pa asnjë skualifikim. I njëjti sanksion për edhe Diego Simeone, protagonist i një gjesti të ngjashëm në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League.
