''Kundër Anglisë, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të dobët'', Vata: Ndaj Serbisë, ndeshje 'flakë'
Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se Kombëtarja në ‘’Wembley’’ bëri një paraqitje shumë të dobët ndaj Anglisë.
Vata: Unë mendoj se pritshmëritë këto ishin.
Në aspektin profesional Shqipëria mori atë që normalisht të gjithë menduan se do të marrin.
Sigurisht që pretendonim të bënim një performancë më të mirë në ‘’Wembely’’ jo vetëm se ishte ndeshje prestigji, jo vetëm se ishte me një kundërshtar tepër të rëndësishëm siç është Anglia por këto janë ndeshje që ti mund të rritesh si Kombëtare.
Këto ndeshje janë edhe ndeshje ku ti ke edhe një lloj njësie matëse me kuptu se ku je në nivel me këto kundërshtarë seriozë që janë rregullisht në Kupën e Botës.
Por mendoj se nuk treguam vlerat e një skuadre solide.
Të gjithë e pamë që ishim një skuadër totalisht inferiore.
Unë mendoj se ajo paraqitje ishte një paraqitje shumë e dobët.
Performanca e ekipit Kombëtar nuk ka ardhur duke u rritur.
Ndaj Serbisë e shikoj një ndeshje ‘flakë’.
Ndaj Serbisë duhet të ketë ‘flakë’.
