Dinamo fiton derbin ndaj Partizanit, ''Demat'' humbin penallti në minutën e 95-të. Teuta mund Skënderbeun

Dinamo ka mposhtur Partizanin me rezultatin 1-0. Blutë fituan derbin e parë të sezonit ndaj “demave”, pikërisht në javën e 31-të të Superiores. 

Skuadra e Ilir Dajës diktoi ndeshjen dhe shënoi golin e avantazhit me Zabërgjën. Sulmuesi i Dinamos realizoi në minutën e 59-të.

Domgjoni e bëri dramë takimin në minutën e 95-të, pasi humbi penalltinë e fituar nga Bintsuka.

Tashmë të kuqtë rrezikojnë seriozisht vendin e katërt duke qenë se Elbasani ndjek me 4 pikë më pak.

Dinamo ka aktualisht po aq pikë sa Egnatia e vendit të parë. Këto të fundit do të përballen me Vllazninë.

Ndërsa në ndeshjen tjetër Teuta u është kthyer përsëri fitoreve në kampionat dhe e ka bërë përballë një rivali direkt për mbijetesën si Skënderbeut, në një sfidë që është cilësuar si në finale e mirëfilltë mes dy skuadrave.

Sfida është vendosur nga goli i Tomës që në minutat e parë të ndeshjes, një gol i cili u përjetua me polemika fillimisht nga vendasit për anulimin e tij nga kryesori e më pas nga miqtë për kthimin e vendimit pasi rishikimit të pamjeve me VAR.

Më pas, rastet për të shënuar ishin me pikatore, pasi të dy skuadrat nuk kishin qartësinë dhe saktësinë e duhur për të rrezikuar portën. Kështu, Teuta mori tre pikë që e largojnë nga fundi, duke lënë aty përsëri Skënderbeun.