Prifti: Shoqëria shqiptare është debilizuar aq shumë sa që nuk është më faji i politikës që i drejtohet me këtë gjuhë

Pedagogu, Rezart Prifti në një intervistë në Ora News u shpreh se shoqëria shqiptare është debilizuar aq shumë sa që nuk është më faji i politikës që i drejtohet me këtë gjuhë.

Prifti: Janë dy aspekte përsa i përket kriterit të retorikës.

E para është aspekti i parë që është principi.

Të dyja forcat politike po komunikojnë me publikun ashtu siç është gjendja kulturore e Shqipërisë në momentin që ne po flasim.

Asnjëri prej të dy kahëve nuk po i drejtohet publikut ose më saktë të paktën atij publikut të ndërgjegjshëm kur vjen puna për të votuar për çfarë i përket realitetit.

Pra njëri krah që ka kampin e vet që do mbrojë ofertën që ka që e ka në vijëmisi dhe krahu tjetër që ka ofertën pse duhet ne dhe jo këta që kanë 12 vjet që kanë qenë në pushtet.

Me keqardhje të madhe prap them që është e njëjta retorikë politike sipas debilizimit të shoqërisë.

Shoqëria shqiptare është debilizuar aq shumë saqë kam përshtypjen që nuk është më faji i politikës që i drejtohet me këtë gjuhë por është faji i gjendjes se nuk kanë si të kuptohen ndryshe.