Ish-kryeministri italian Renzi viziton kampin e Gjadrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2025, 16:07
Ish-kryeministri italian dhe lideri i partisë Italia Viva, Matteo Renzi, vizitoi sot kampin e Gjadrit në Shqipëri, ndërtuar pas marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për adresimin e problematikës së emigrantëve të ndaluar në det nga autoritetet italiane.
Renzi tha për mediat e pranishme se Italia humbi gati 1 miliardë euro nga buxheti i italianëve.
Sipas tij, këto para mund të ishin shpenzuar për pensionet dhe për pagat.
Ai theksoi se Shqipëria ka potencial për t’u bërë pjesë e BE-së, por projekte të tilla mund të pengojnë këtë rrugëtim.
