Spaleti: Kemi 13 vjet që nuk e mundim Gjermaninë, do kemi raste të tjera

“Tapiri i Artë” i tretë për trajnerin e Italisë, Luçiano Spaleti, pas eliminimit të hidhur të kombëtares ndaj Gjermanisë në çerekfinale të Ligës së Kombeve.

Emisioni satirika nuk e ka kursyer komisarin teknik të Italisë, duke i dorëzuar çmimin “tallës”.

Nuk mund të mungonte edhe një deklaratë nga ana e 66-vjeçarit, që për gazetarin që i dorëzoi “çmimin” u shpreh: “Tani për Kupën e Botës do të jetë pak më e vështirë, por unë po eci përpara me këtë grup, pavarësisht nga ato që thuhen.

Përballë kishim një kombëtare të fortë si Gjermania, së cilës i krijuam jo pak vështirësi.

Kemi 13 vjet që nuk i mundim, e di, por ndoshta do të kemi raste të tjera për t’i kthyer reston”.

Spaleti u pyet edhe për “golin e bujshëm nga këndorja” me rastin e dyfishimit të rezultatit nga gjermanëve.

Trajneri “axurr” pranon gabimin e nënvlerësimit të situatës nga shumë prej lojtarëve të tij: “Për atë gol, fola me djemtë në pushimin e ndeshjes dhe u thashë se çfarë duhej të bënim.

Prisja një reagim, që erdhi me tre gola të shënuar. Me pak fat mund të kishim çuar ndeshjen me shtesë”.