Ekonomia dhe fushata elektorale/ Muço: Statistikat e vitit 2025 tregojnë rritje të eksporteve
I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte eksperti i ekonomisë Klodjan Muço, për të folur për ekonominë, se si ka qenë situata deri në këto momente dhe cilat janë projeksionet përsa i përket muajve të ardhshëm.
" Shqipëria është vend që karakterizohet nga cikle të theksuara elektorale që nënkupton kur kemi proces zgjedhor tendencat janë të kemi një rritje të ndjeshme të investimeve publike por po ashtu dhe private duke qenë se ekonomia performon relativisht mirë duke qenë që shpenzohen shumë para gjatë periudhës parazgjedhore në të tilla kushte mund të themi që të dhënat e tre mujorit të parë janë shumë optimiste.
Kemi një rritje të eksporteve qoftë në sektorin bujqësor, qoftë në sektorin prodhues në tërësi që konsiderohen dy problematikat kryesore që ka Shqipëria këto dy vitet e fundit.
Mund të themi me bindje që ka pasur një tkurrje të vazhdueshme të prodhimit dhe një rritje të sekorit të shërbimeve siç është shërbimi. Kështu mund të themi që të dhënat e para për 2025 tregojnë që qoftë bujqësia qoftë industria po performon pozitivisht. Kemi një rritje të eksporteve të tyre", u shpreh Muço.
