Nis Shqipëri-Andorra/ Pas ekzekutimit të himnit tifozët kuqezi largohen nga stadiumi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2025, 20:50
Në Arenën Kombëtare është konfirmuar se do të jenë rreth 17 mijë spektatorë.
Rreth 4 mijë biletat e mbetura janë ende në treg, me federatën që vendosi të hapë edhe një pikë fizike pranë stadiumit, për herë të parë pas shumë muajve.
Gjithsesi, ndaj Andorrës tifozët do të jenë aty dhe do ta bëjnë mbështetjen e tyre për Kombëtaren të ndihet, duke krijuar sërish atmosferë elektrizuese.
Takimi sapo ka startuar dhe rezultati i vetëm që kërkohet nga djemtë kuqezi do të jetë fitorja.
Ajo qe ra ne sy ishte fakti se pas ekzekutimit të himnit tifozët kuqezi largohen nga stadiumi.

