VENDOSEN NOTAT/ Juljan Shehu shkëlqen në debutim, Manaj dhe Asllani më të vlerësuarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2025, 23:13
Pas fitores 3-0 të Shqipërisë kundër Andorrës, “SofaScore” ka vlerësuar edhe lojtarët në fushë. Më i miri padyshim ishte autori i dygolave, Rey Manaj, por edhe Kristjan Asllani.
Formë e mirë për debutuesin Julian Shehu, me kuqezinjtë që fituan një lojtar në mesin e fushës. Të “papunë” Gjimshiti edhe Strakosha në prapavijë. Paraqitje dinjitoze edhe për Hoxhën dhe Uzunin.

