Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi viziton të mërkurën kampin e Gjadrit

Senatori italian, ish-kryeministri Matteo Renzi ditën e mërkur do të vizitojnë kampin e Gjadrit në Lezhë. Vizita e Rezit vjen pas vendimit të gjykatës italiane, e cila i dha të drejtë qeverisë italiane, për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.

Gjithashtu Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur e vendosur për realizimin e këtij objektivi. Sipas marrëveshjes me Italinë, të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit 2023, porti i zbarkimit të refugjatëve nga vendet e treta është Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse. Ndërsa në Gjadër është ngritur kampi ku emigrantët do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.