EMRAT/ Lëndohet kamarieri i lokalit në Berat, në kërkim autori

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hënë në qytetin e Beratit.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çelepias”, ku një person i identifikuar si Dhane Fatiu ka hyrë në ambjentet e një lokali dhe ka qëlluar me thikë në bark punonjësin e këtij lokali Todi Biçaku.

Ky i fundit është tranportua në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, sakaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plot ëtë rastit.