Arsimim e profesionalizëm për turizëm! Unioni mbështet draftin për operatorët! Kasa: Subvencione për operatorët e turizmit dimëror
Unioni Turistik Shqiptar mbështet rregullat e reja që kërkojnë arsim dhe përvojë për operatorët turistikë. Kryetari Rrahman Kasa kërkon më shumë kontroll ndaj informalitetit në verë dhe ndihmë për ata që sjellin turistë në dimër.
Projektvendimi i hartuar nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ku përcaktohen kritere të reja për ushtrimin e veprimtarisë së operatorëve turistikë është mirëpritur nga Unioni Turistik shqiptar.
Projektvendimi i ri që kërkon profesionistë me arsim dhe eksperiencë në shërbimet turistike, sipas kreut të Unionit Turistik Rrahman Kasa është e domosdoshme.
Ai thekson se sektori ka nevojë për drejtues profesionistë për të rritur cilësinë e shërbimeve
Kasa gjithashtu kërkoi një monitorim më të rreptë gjate sezonit veror për informalitetin dhe konkurrencën e pandershme.
Për të përmirësuar më tej projektvendimin Kasa propozon edhe ndarjen e operatorëve të hyrje-dalje, si dhe subvencione për operatorë që sjellin turistë gjatë periudhës së dimrit.

