VODHI KËNGËT E EMINEM! Ish-inxhinieri i studios së reperit vihet nën akuzë
Muzika e papublikuar e Eminemit është vjedhur dhe shitur në internet, për ketë prokuroret akuzojnë një ish-inxhinieri të studios së këngëtarit. Ai akuzohet për 25 këngë që janë luajtur ose shpërndarë në internet pa pëlqimin e Eminem.
Një ish-inxhinier i studios së Eminem është akuzua për vjedhjen e muzikës së papublikuar të reperit nga Detroit dhe shitjen e saj në internet.
Hetuesit thonë se më shumë se 25 këngë janë luajtur ose shpërndarë në internet pa pëlqimin e këngëtarit
Sipas një deklarate të FBI-së, muzika u ruajt në disqe të mbrojtura me fjalëkalim të mbajtur në një kasafortë në studion e Eminem në Ferndale.
Joseph Strange, 46 vjeçar, u akuzua për shkelje të të drejtave të autorit dhe transport ndërshtetëror të mallrave të vjedhura
Strange, i cili humbi punën në studion e Eminem në vitin 2021, mund të përballet me 15 vjet burg nëse dënohet për të dyja akuzat.
Avokati i Strange I 46 vjecarit i quajti akuzat të patestuara që nuk janë verifikuar nga një juri e madhe apo një gjyqtar.
Punonjësit e studios raportuan vjedhjen në FBI në janar, duke thënë se muzika e papublikuar që ishte ende në zhvillim po luhej në ëebsite të ndryshme.

