Ish-bashkëpunëtori i Eminem akuzohet se ka vjedhur këngët e tij

Një ish-bashkëpunëtor i Eminem është akuzuar për vjedhjen e këngëve të papublikuara të reperit të famshëm dhe shitjen e tyre në internet.

Sipas hetimit, më shumë se 25 këngë janë publikuar në internet pa lejen e artistit ose Interscope Capital Labels Group, e cila zotëron të drejtat për muzikën e tij.

Joseph Strange akuzohet për shkelje të të drejtave të autorit. Strange, i cili u pushua nga studioja e Eminem në vitin 2021, përballet me 15 vjet burg nëse shpallet fajtor për të dyja akuzat.

Avokati i ish-bashkëpunëtori i Eminem tha për Associated Press se Strange është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, me shumë vite përvojë në industrinë e muzikës. Ai i quajti akuzat “akuza të paprovuara” që ende nuk janë marrë në konsideratë nga një juri apo gjykatës.