Tragjedia në RMV dhe lokalet e natës në Shqipëri, Jahaj: Bizneset investojnë tek bukuria, jo tek siguria

Enri Jahaj, kryetar i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve ka folur në “Ora News” për tragjedinë e ndodhur në Maqedoninë e Veriut ku të paktën 59 persona humbën jetën nga një zjarr në një disko, por dhe situatën e bizneseve të ngjashme në vendin tonë sai përket nivelit të sigurisë që ata kanë.

“Tek ne ekziston një kuadër i gjerë ligjor për sa i përket sigurisë së ambienteve të natës. Ky draft është shumë i saktë pasi i ka të gjitha elementet e sigurisë, por se sa është i zbatuar konkretisht në terren kjo i përket organeve të sigurisë.

Por ne jemi dëshmitarë të situatës qoftë në lokalet e natës dhe ato të ditës.

Që do të thotë se në më të shumtën e rasteve të ngjashme nuk i marrim parasysh incidentet që ndodhin në fraksion sekonde.

Ndaj duhet bërë jo një aksion sporadik, por një aksion i potë për të parë se si i kemi lokalet.

Një biznes që merr një leje në botë për bare të tilla e merr lejen edhe për materialet që ai përdor gjatë ndërtimit. Me në Shqipëri jemi larg kësaj gjëje, jemi akoma tek ndërtimi një gjëje të bukur, dhe jo të fokusuar tek siguria e tij. dhe kjo është kambanë alarmi për të gjithë strukturat qoftë shtetërore, qoftë edhe për individët”, u shpreh ndër të tjera Jahaj.