32-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Devoll, dyshohet se…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2025, 11:43
Një 32-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij në banesë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vranisht të Devollit, ndërsa dyshohet se i riu ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Devoll/Më datë 18.03.2025, është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në banesën e tij, në fshatin Vranisht, shtetasi P. B., 32 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

