Rama inspekton investimet në Goricë, zhvillojnë biznesin dhe rrisin vlerat turistike të zonës

Kryeministri Edi Rama është duke inspektuar disa prej investimeve që janë ndërmarrë në Berat.

Kreu i qeverisë dhe kryesocialisti Rama ndoqi nga afër punimet tek investimi në lagjen Goricë, ku po punohet për forcimin e mbrojtjes lumore në të dy krahët e lumit Osum.

Po ashtu ai ndoqi nga afër edhe punimet për ndërtimin e një unaze të vogël rreth e qark Kalasë, pedonalen, parkimin publik.

Këto investime që do t’i japin një tjetër energji Goricës duke zhvilluar biznesin e duke rritur vlerat turistike të saj.