Rikthehet dimri/ Reshje dëbore në akset Boboshticë-Dardhë dhe Bogë-Theth

Në Boboshticë-Dardhë dhe në Bogë-Theth kanë filluar reshjet e dëborës. Autoriteti Rrugor Shqiptar solli në rrjetet sociale pamje nga rrugët ku bie dëborë dhe ku ka nisur pastrimi.

Sipas ARRSH-së, grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat pasi sipas parashikimit të motit, gjatë natës së sotme pritet një ulje e ndjeshme e temperaturës në të gjithë vendin.

ARRSH u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prani dëbore.