Gjendja shëndetësore e Papës është përmirësuar lestësisht/ Vatikani: Nuk pritet të dali menjëherë nga spitali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2025, 20:19
Vatikani ditën e sotme deklaroi se shëndeti i Papa Françeskut po tregon një përmirësim të lehtë. Kjo vihet re më së shumti në drejtim të ecjes dhe frymëmarrjes, por Papa nuk pritet të dali menjëherë nga poliklinika Agostino Gemelli në Romë, sipas burimeve të Vatikanit.
Sot, Françesku bëri ushtrime fizioterapie, u lut, pushoi dhe u mor me çështjet e kishës katolike.
Së fundmi, në lidhje me fotografinë e Papës argjentinase që Selia e Shenjtë u dërgoi dje gazetarëve, shtypi italian raporton se ënjtja e vërejtur në dorën e djathtë të papës me shumë gjasa mund të jetë për shkak të një serumi përmes të cilit këto ditë po i jepet mjekimi.
