Gjykata dënon ish-presidentin e Gjeorgjisë me 12 vjet burg/ Saakashvil: I paligjshëm dhe i turpshëm!
Ish-presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili u dënua me 12 vjet e gjashtë muaj burg të hënën, pasi një gjykatë e shpalli atë fajtor për kalimin e paligjshëm të kufirit në vend.
Pasi dëgjoi dënimin, Saakashvili tha se vendimi ishte "i paligjshëm dhe i turpshëm".
Ish-udhëheqësi u përball me gjithsej pesë akuza, duke përfshirë përvetësim dhe shpërdorim pushteti, të cilat ai tha se të gjitha janë të motivuara politikisht.
Ai tashmë u dënua me nëntë vjet burg javën e kaluar, i cili tani është rritur në gati 13.
Gjykata nuk ka vendosur ende për akuzën e vetme të mbetur kundër tij, e cila ka të bëjë me shtypjen e dhunshme të protestave antiqeveritare nga administrata e Saakashvilit më 2007.
Ish-presidenti gjeorgjian u arretsua në tetor 2021, pasi bëri një rikthim të befasishëm nga mërgimi i vetë-imponuar jashtë vendit dhe që atëherë ka qenë në paraburgim.
Saakashvili ndoqi një agjendë pro-perëndimore gjatë presidencës së tij midis 2004 dhe 2013, por popullariteti i tij u zbeh pas pushtimit rus të Gjeorgjisë në vitin 2008.
Një e pesta e territorit të Gjeorgjisë mbetet nën pushtimin rus dhe kontrollin e regjimeve separatiste.
Qeveria e Saakashvilit u rrëzua nga pushteti në vitin 2012 nga partia Ëndrra Gjeorgjiane, e cila fillimisht vazhdoi politikën e tij të jashtme pro-perëndimore, por është afruar më shumë me Moskën, që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
