Brruti tek Shqipëria, Ajeti: Tha që e ka refuzuar Shqipërinë një muaj më parë dhe pastaj ndryshoi...

Në emisionin “Ora Sport”, Jon Ajeti nga Kosova tha se lojtari Brruti një muaj më parë tha se e ka refuzuar Shqipërinë për të përfaqësuar Kosovën dhe pastaj ndryshoi mendim.

Ajeti: Nesër do të jetë grumbullimi i parë për stërvitje për ekipin e Kosovës. Kemi një lajm të keq që kemi dy lajtorë që janë dëmtuar që janë shtyllat e ekipit. Kështu që nuk ka qenë një nisje e mbarë për këto 2 ndeshje që pritet të mbahen. Situata që ka ndodhur në orët e fundit ka zbutur pak entuziazmin.

Tema e Brruti ka qenë kryetema e këtyre ditëve. Mendoj se është dashur që të bëhet një dalje më herët për çfarë po ndodh. Fajtorë mund të jenë FSHF-ja dhe kontratat e menaxherëve për të vazhduar karrierën e tyre. Brruti një muaj më parë tha se e ka refuzuar Shqipërinë për të përfaqësuar Kosovën dhe pastaj ndryshoi mendim.