58 mln euro, Bayern Munich bëhet gati për të transferuar Nico Williams nga Bilbao
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2025, 14:39
Nico Williams vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në tregun europian të transferimeve.
Spanjolli vjet ishte thuajse lojtar i Barcelonës, me klubin katalanas që ishte gati ta blinte nga Bilbao.
Lojtari i kombëtares spanjolle në fund “ngeci” për shkak se klubi bask e pengoi transferimin e tij.
Revista gjermane Sport Bild raporton se Bayern tani është më pranë lojtarit.
Klubi bavarez është gati të paguajë 58 milionë euro për të, aq sa vlen klauzola e tij e largimit.
Interes për Nico Williams ka treguar edhe Chelsea, Arsenal e Liverpool, por ai po joshet nga ideja për të qenë titullar i padiskutueshëm te Bayern.
