Lista e Sylvinho-s, Ruço: Ndeshja e vështirë është me Serbinë, me Anglinë është kartolinë për ne
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2025, 22:29
Në “Ora Sport”, Edmond Ruço tha se ndeshja me Serbinë është e vështirë për Kombëtaren tonë të futbollit, ndërsa ndeshja me Anglinë është një kartolinë për ne.
Ruço: Zgjedhja që ka bërë Silvinjo me Serbinë më duket shumë e mirë se aq futbollistë ka për momentin në dispozicion. Vështirësia e ndeshjesh është normale dhe ka prapaskenat e veta edhe Anglia. Ne nuk duhet të përballemi, por duhet të marrim pikët e plota me ekipet e tjera. Ndeshja me Serbinë është e vështirë, ndërsa me Anglinë është një kartolinë për ne.