RENDITJA/ Garë e ethshme për mbijetesën, skuadrat e vendeve të fundit u marrin pikë atyre të ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2025, 22:02
Sot u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Egnatia dhe Tirana e mbyllën me barazim 1-1, teksa Skënderbeu mposhti Vllazninë me rezultatin 1-2.
Korcarët i lënë vendin e fundit Teutës dhe tashmë pozicionohen të parafundit. Në anën tjetër Tirana del nga zona e ftohtë dhe mban vendin e shtatë. Vetëm 3 pikë ndajnë Teutën e vendit të fundit nga Laçi i vendit të gjashtë.
