Milani i Conceicaos i kthen në traditë fitoret me përmbysje, mund Comon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2025, 21:16
Milan i Conceicaos vijon të fitojë me përmbysje, teksa suksesi i radhës ishte 2-1 ndaj Comos. Goli i Da Cunha heshti vendasit, pas 33 minutash lojë.
Kuqezinjtë kthyen gjithçka në favor falë Pulisic dhe Reijnders, që shënuan përkatësisht në minutat 53-të dhe 75-të.
Milan renditet në vendin e shtatë me 47 pikë dhe synon një vend në Champions, ndërkohë që Como mbetet në vendin e 13-të.

