Superliga/ Skënderbeu mposht Vllazninë, Egnatia dhe Tirana ndajnë pikët

Skënderbeu u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti Vllazninë me rezultatin 2-1 në sfidën e javës së 30-të.

Sukses i rëndësishëm për korçarët, që i largohen vendit të fundit pas një kohe të gjatë.

Në Shkodër vendosi dopieta e shënuar nga Nasr për Skënderbeun. Në krahun tjetër, golin e vetëm për shkodranët e shënoi Qato.

Me këtë sukses, Skënderbeu ngjitet përkohësisht në vendin e nëntë me 30 pikë. Vllaznia mban vendin e tretë me 50 pikë.

Në “Rrogozhinë”, Egnatia priti Tiranën, me takimin që u mbyll në barazim 1-1.

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 35-të, shënoi Elion Sota pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit.

Bardheblutë barazuan shifrat në 1-1 në fund të shtesës në pjesën e parë me Soler, i cili përfitoi nga përgjumja e vendasve dhe dërgoi topin në rrjetë.

Ndeshja ishte edhe shumë e tensionuar, me ndërhyrjet e ashpra e faullet që nuk munguan dhe gjyqtarin Xhaja i cili ndëshkoi me të kuq Ujkën nga një anë dhe Veran në tjetrin.

Ndërsa në fund, kryesoi gaboi duke akorduar penallti për Tiranën, por me VAR-in i cili i erdhi në ndihmë dhe korrigjoi gabimin e tij.