19-vjeçarja lëndon vëllanë e mitur në Shkodër, dërgohet në spitalin psikiatrik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2025, 12:08
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një vajzë 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllanë e saj.
Policia thotë se ka nisur hetimi në gjendje të lirë për shtetasen B. M., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ditën e djeshme në banesën e saj, ajo ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllain e saj të mitur, 7 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasja B. M., është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme, pasi vuan nga shëndeti mendor.
