Dita kombëtare e konsumatorit, Teliti: Grupet lokale të veprimit, mekanizëm i rëndësishëm për përfshirjen e komunitetit
Në emisionin Alert, moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, Drejtorja e Qendrës së Konsumatorit Shqiptar, Ersida Teliti, u shpreh se krijimi i grupeve lokale është një mekanizëm i rëndësishëm për përfshirjen e komunitetit në çështje mjedisore dhe bujqësore.
Sipas Telitit, grupet lokale të veprimit funksionojnë në kuadër të një ligji të miratuar prej vitesh, por që ende ka nevojë për zhvillim dhe zbatim të plotë. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e këshillave vendorë rinorë, të cilët janë ristrukturuar dhe kanë kaluar në një fazë të re organizimi.
“Komunitetet nuk mund të bashkohen gjithmonë në një strukturë të vetme për një çështje të rëndësishme, por këto struktura formale dhe informale mund të luajnë një rol kyç si në procesin e hartimit të politikave dhe strategjive nga qeverisja qendrore apo vendore, ashtu edhe në nxitjen e institucioneve për të ndërmarrë dhe zbatuar fushata për çështje të caktuara,” u shpreh Teliti.
Ajo theksoi nevojën për më shumë angazhim të komuniteteve dhe institucioneve për të forcuar këto mekanizma pjesëmarrjeje, duke ndihmuar në zgjidhjen e problemeve që prekin qytetarët në nivel lokal.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ALERT” NË “ORA NEWS”

