ByPass-i në Shkodër me probleme, mungon mirëmbajtja nga autoritet, banorët bëjnë apel për ndërhyrje
Qytetarët shkodranë ngrenë shqetësimin për bypassin e qytetit, që është kthyer në një burim aksidentesh.
Ata shprehen se rruga nuk mirëmbahet, ndërsa lëvizja e automjeteve me shpejtësi, është një tjetër problem për ta. Apeli i tyre është ndërhyrja nga shteti, për zgjidhjen e situatës.
Problemet në bypass-in e Shkodrës janë të shumta. Ky segment rrugor vijon të përballet me mungesë të kujdesit për mirëmbajtje. Dëmtimi i barrierave mbrojtëse në anë të rrugës e kthen këtë segment në burim aksidentesh, si për automjetet, ashtu edhe për këmbësorët që zgjedhin këtë rrugë për shëtitje.
Vetë qytetarët shkodranë flasin për këto problematika dhe kërkojnë ndërhyrje. Problem mbetet edhe lëvizja e automjeteve me shpejtësi të madhe.
Bypassi i Shkodrës ka qënë një vepër e nisur gjatë qeverisjes së demokratëve, që prej vitit 2009./SyriTv

