Ngjarja e rëndë te ''Fan Noli'', Mario Përlleshaj kërkon lirinë, avokati dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 14 Mars 2025, 11:00
Mario Përlleshaj që mbahet i arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani kërkon lirinë në gjykatën e Lartë.
Përlleshaj përmes avokatit të tij mbrojtës ka dorëzuar rekurs në gjykatën e Lartë ku kërkon heqjen e masave të arrestit në burg të caktuar nga të dyja shkallët e gjykimit.
Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Ilir Panda që ende nuk ja ka caktuar një datë.
